12 Janar 2019•Përditësim: 13 Janar 2019
LAHOR (AA) - BEHLÜL ÇETİNKAYA / MUHAMMED SEMİH UĞURLU
Kalimi kufitar Wagah mes Pakistanit dhe Indisë, që nga viti 1947 mbyllet me anë të një ceremonie, shkruan Anadolu Agency (AA).
Kalimi kufitar mes qytetit Wagah të Pakistanit dhe Amritsar i Indisë, si një vend ku konkurrenca e vazhdueshme mes dy vendeve është shndërruar në shfaqje çdo vit pret mijëra turistë.
Ceremonia e cila për herë të parë ka filluar në vitin 1947 kur dy vendet janë ndarë dhe është hapur kalimi kufitar, shndërrohet në matje forcash e ushtarëve të të dyja vendeve.
%2F20190112_2_34377338_40662220.jpg)
Ceremonia e cila zgjat rreth një orë fillon me shfaqje vallesh dhe ushtarake për shikuesit në tribuna. Më pas ceremonia vazhdon me shfaqjen e veteranëve që u mungon një këmbë, si dhe të komandantit me shpatë që marshon drejt portës në kufi.
Pas komandantit në ceremoni zhvillojnë marshim ushtaret femra. Entuziazmi i vërtetë përjetohet kur ushtarët nën çizmet e të cilëve është vendosur hekur marshojnë drejt portës.
Ndërkohë në pjesën indiane të ceremonisë ushtarët tregojnë muskujt dhe grushtet njëri-tjetrit, lëvizje që përfaqësojnë konkurrencën mes dy vendeve.
%2F20190112_2_34377338_40662230.jpg)
Ceremonia e mbylljes së portës zhvillohet në një disiplinë ushtarake mes ushtarëve të të dyja vendeve, ndërsa ushtarët me fytyra të vrenjtura ecin në drejtime të kundërta, duke i ngritur këmbët lartë.
Përfundimi i ceremonisë zhvillohet pasi që ushtarët shtrëngojnë duart dhe në mënyrë të sinkronizuar ulin flamujt.
Ceremonia zhvillohet çdo ditë gjatë perëndimit të diellit, ndërsa ditën e nesërme në mëngjes në ora 09.00 pa ceremoni vendosen përsëri flamujt.
- Aktiviteti më i rëndësishëm turistik i rajonit
Nga të dyja anët e kufirit janë ndërtuar tribuna për të shikuar shfaqjen e zhvilluar në kufijtë e të dyja vendeve.
Përveç shtetasve të vendeve fqinje që mbështesin ushtarin e tyre me duartrokitje dhe brohoritje, në rajon vërshojnë edhe turistët.
%2F20190112_2_34377338_40662237.jpg)
Ceremonia ndiqet çdo ditë nga rreth 15 mijë persona në dy anët e kufirit, ndërsa ata që dëshirojnë të gjejnë vend në tribunat duhet të arrijnë në vend rreth dy orë para fillimit të ceremonisë.
Numri i atyre që dëshirojnë të ndjekin ceremoninë gjatë ditëve të stinës verore arrin deri në 40 mijë.
Gjithashtu edhe shkollat që dëshirojnë t'ua mbjellin atdhedashurinë fëmijëve organizojnë vizita në rajon.
Ceremonia në kufi ka krijuar një ekonomi në të dyja anët. Në rajon mund të gjenden ushqime, pije, flamuj, CD me himnet kombëtarë si dhe fotografë.