Diyar Güldoğan
24 tetor 2019•Përditësim: 24 tetor 2019
Ilham Tohtit, i cili lufton për të drejtat e Ujgurëve, Parlamenti Evropian (PE) i ndau Çmimin Sakharov të Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ilham Tohti, një ekonomist Ujgur që lufton për të drejtat e pakicës Ujgure të Kinës, është fituesi i Çmimit Sakharov të Parlamentit Evropian për Lirinë e Mendimit në vitin 2019", thuhet në deklaratën e PE-së.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha që Tohti jetën e tij i ka kushtuar mbrojtjes së të drejtave të pakicës Ujgure në Kinë.
Pavarësisht se ishte një zë moderimi dhe pajtimi, ai u dënua me burgim të përjetshëm pas gjykimit në vitin 2014.
"Me dhënien e këtij çmimi, ne kërkojmë me forcë nga qeveria kineze të lirojë Tohtin dhe bëjmë thirrje për respektimin e të drejtave të pakicave në Kinë", u citua të kishte thënë Sassoli në deklaratë.
Kina është akuzuar për zbatimin e politikave shtypëse kundër Ujgurëve, një grup musliman turk, si dhe kufizimit të të drejtave të tyre fetare, tregtare dhe kulturore.
Çmimi përbëhet nga një certifikatë dhe 50.000 euro, që do të jepen gjatë një ceremonie në Strasburg më 18 dhjetor.
Sipas deklaratës, Çmimi Sakharov për Lirinë e Mendimit, i emërtuar për nder të fizikanit dhe disidentit politik sovjetik Andrei Sakharov, ndahet çdo vit që nga viti 1988 për individë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.