Rahmi Gündüz
12 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
PARIS (AA) – Ish presidenti i Francës Nicolas Sarkozy, kritikoi politikën e jashtme të presidentit Hollande ndaj Rusisë, pasi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka shtyrë vizitën e tij në Paris, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga kandidatët e qendrës së djathtë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale Nicolas Sarkozy gjatë vizitës në rajonin Haute-Savoje tha se diplomacia e pushtetit ndaj Rusisë është e gabuar.
"Jam i dëshpëruar me politikën ndaj Rusisë. Nuk jam as unë në të njëjtën mendim me Putinin. Por, interesi i Francës parashikon se duhet të vazhdojë dialogu me Rusinë. Sigurisht që kemi shumë pikëpamje të ndryshme me këtë vend, por si mund t'i zgjedhim këto probleme pa vendosjen e dialogut?'', tha Sarkozy.