Bota

Tel Rifat, 3 vite nën pushtimin e YPG/PKK-së

YPG/PKK pushtoi qytetin e Tel Rifatit më 9-16 shkurt të vitit 2016, pasi ndërmori sulme me mbështetje ajrore të Rusisë nga Afrini, rajon të cilin e kishte pushtuar pak më herët në fillim të vitit

Ömer Koparan, Levent Tok  | 15.02.2019 - Përdıtësım : 15.02.2019
Tel Rifat, 3 vite nën pushtimin e YPG/PKK-së ( Ömer Koparan - Anadolu Agency )

Azez

ÖMER KOPARAN

AZEZ (AA) - Rreth 250 mijë banorë të rajonit të Tel Rifatit në veri të Sirisë përpiqen të mbijetojnë në kampet në afërsi të kufirit me Turqinë, pasi vendlindja e tyre tashmë tre vjet është e pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK, shkruan Anadolu Agency (AA).

YPG/PKK pushtoi qytetin e Tel Rifatit më 9-16 shkurt të vitit 2016, pasi ndërmori sulme me mbështetje ajrore të Rusisë nga Afrini, rajon të cilin e kishte pushtuar pak më herët në fillim të vitit.

Organizata terroriste pas pushtimit të Tel Rifatit synonte të bashkonte rajonin në lindje të Eufratit me Afrinin dhe në këtë mënyrë të krijonte një linjë të panderprerë kontrolli përgjatë kufirit turk.

Megjithatë, Turqia përmes operacionit "Mburoja e Eufratit" çliroi qytetin Al-Bab që ndodhet mes Tel Rifatit dhe Munbixhit dhe shkëputi lidhjen e terroristëve.

Rreth 250 mijë civilë arabë që jetonin në Tel Rifat dhe rrethinë janë detyruar të braktisin vendin pas okupimit të YPG/PKK-së dhe të strehohen në Azez.

"Turqia ishte vendi i vetëm për t'u strehuar"

Amir Allito, banor i Tel Rifatit, tha për AA se arsyeja e vetme që kanë ardhur në linjën kufitare turke është se "Turqia ka qenë vendi i vetëm për t'u strehuar".

"Ne u larguam nga Tel Rifati si pasojë e sulmeve të avionëve rusë nga ajri dhe sulmeve të YPG/PKK-së nga toka. Nuk dinim ku të shkonim. Arritëm në linjën kufitare në këmbë. Në fillim përjetuam kohëra shumë të vështira", thotë Allito.

Ai rrëfen se ende vazhdojnë të përballen me kushte të vështira në kampe, megjithëse jo sikurse në fillim kur në një tendë të vetme janë strehuar disa familje.

"U bënë tre vjet. Tashmë duam të kthehemi në Tel Rifat. Tel Rifati është afër nga këtu, po nuk mund të hyjmë në asnjë mënyrë. I ngjallim kujtimet vetëm duke e shikuar nga larg", shprehet Allito.

Ndërkaq, 12-vjeçari Jusuf Kuvejs, po ashtu rrëfeu jetën e vështirë në kampe jashtë vendlindjes.

"Jam këtu prej tre vitesh. Na dëbuan nga shtëpia. Na penguan nga shkolla. Është e vështirë të jetohet në tenda në baltë. Ne nuk kemi faj. Ishim vetëm fëmijë. Të gjithë shokët e mi kanë migruar sikur unë. Të gjithë janë shpërndarë në vende të ndryshme. Nuk ka mbetur asnjë shok dhe asgjë tjetër", thotë Kuvejs.

Po ashtu, Muhamed Abu Vahid, banor tjetër në kamp nga Tel Rifati, tha se "Qendra e Tel Rifatit dhe 42 fshatra aktualisht janë nën okupimin e YPG/PKK-së dhe civilët që kanë detyruar të migrojnë bëjnë luftë të rëndë për mbijetesë".

YPG/PKK, e vendosur në Tel Rifat, kryen sulme ndaj rajoneve të Afrinit dhe atë të operacionit "Mburoja e Eufratit", të pastruara nga terroristët nga ana e Turqisë.

Forcat turke shpesh përgjigjen me obusë ndaj objektivave terroriste në Tel Rifat.

Më 27 maj të vitit 2018, AA kishte filmuar me dron qytetin, ku mund të shiheshin llogore të mëdha të hapura qytet.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın