Ekip
30 Mars 2021•Përditësim: 30 Mars 2021
Të paktën 45 persona e kanë humbur jetën gjatë ikjes në rrëmujë që ndodhi në fillim të këtij muaji në kryeqytetin e Tanzanisë, Dar es Salam, kur qytetarët po i jepnin nderimet e tyre të fundit presidentit të ndjerë të vendit John Pombe Magufuli, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Ata (qytetarët) shkuan në stadium për të shprehur dashurinë e tyre për udhëheqësin e tyre por për shkak se numri i njerëzve ishte i madh, disa u bënë të padurueshëm, duke përdorur pika hyrëse jozyrtare dhe kështu ndodhi problemi”, njoftoi e përditshmja lokale “Qytetari” citoi oficerin e policisë Lazaro Mambosasa.
Mambosasa tha se 37 personat që u plagosën në ikjen e rrëmujës të 21 marsit të gjithë janë lëshuar nga spitali pas trajtimit.
Presidenti i ndjerë i Tanzanisë, Magufuli, i cili vdiq më 17 mars në moshën 61 vjeçare, u varros në vendlindjen e tij Chato më 26 mars.
Magufuli u varros me ceremoni shtetërore, në të cilin morën pjesë udhëheqës fetarë të besimeve të ndryshme, zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë.