Ekip
18 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
ARUSHA (AA) - Janë shpëtuar pesë minatorë nga Tanzania, të cilët më 5 tetor mbetën të bllokuar në tunelin 120 metër të thellë, në një minierë në Shinyanga në perëndim të këtij shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga 20 minatorë në total, 14 u shpëtuan, ndërsa gjashtë të tjerë mbetën të zhdukur. Besohet një nga gjashtë u gjet i vdekur nga ekipet e shpëtimit të hënën.
Komandanti i policisë në rajonin e Shinyangut, Justus Kamugisha, tha për AA se të mbijetuarit kanë marrë trajtim mjekësor në spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është përshkruar kritike, por e qëndrueshme.
Duke folur për shëndetin e të mbijetuarve, mjeku i spitalit në Shinyanga, Joseph Ngowi, pohoi se është mrekulli për një qenie njerëzore të mbijetojë pa ushqim kaq gjatë.
"Në kushte normale, një person i shëndoshë mund të mbijetojë pa ushqim për 14 ditë, por ata mbijetuan për 41 ditë sepse janë ushqyer me insekte dhe lëvore nga polet brenda gropës", tha Ngowi.