Bota

Tanzani, mbi 100 të vdekur si pasojë e fundosjes së anijes

Në anijen e fundosur mbrëmë në liqenin Viktoria udhëtonin qindra persona në territorin mes ishujve Ukara dhe Bugolara, ku deri më tani theksohet se janë gjetur trupat e 100 personave

Tufan Aktaş  | 21.09.2018 - Përdıtësım : 22.09.2018
Tanzani, mbi 100 të vdekur si pasojë e fundosjes së anijes

Kampala

DAR ES SELAAM (AA) - Si pasojë e fundosjes së një anije në liqenin Viktoria të Tanzanisë njoftohet se kanë humbur jetën mbi 100 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale mësohet se në anijen e fundosur mbrëmë në liqenin Viktoria udhëtonin qindra persona në territorin mes ishujve Ukara dhe Bugolara, ku deri më tani theksohet se janë gjetur trupat e 100 personave.

Ndërkohë theksohet se anija është fundosur në një largësi vetëm 50 metra nga porti.

Komisari i rajonit Mwanza, John Mongella, është shprehur se nuk mund të parashikojë se sa persona ndodheshin në bordin e anijes së mbytur, e cila në kushtet normale duhej të transportonte rreth 100 udhëtarë. Po ashtu ai ka shtuar se janë shpëtuar rreth 40 persona dhe punimet e kërkim shpëtimit vazhdojnë ende.

Mjetet detare që udhëtojnë me qindra pasagjerë në bord mbi kapacitet dhe pa mirëmbajtje, edhe më parë kanë shkaktuar fatkeqësi të mëdha në vend.

Në vitin 1996 si pasojë e një aksidenti mbi liqenin Viktoria, ku një anije udhëtonte me mbi 800 persona në bord, u fundos në afërsi të Zanzibarit me ç'rast humbën jetën rreth 200 persona. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın