Bota

Talebanët pushtojnë provincën Baghlan në Afganistanin verior

Autoritetet afgane në Baghlan, provincë që lidh kryeqytetin Kabul me provincat veriore, thanë se forcat qeveritare kryen një "tërheqje taktike" nga Borka, duke shtuar se do të rinisë një operacion për të rimarrë provincën

Ekip  | 05.05.2021 - Përdıtësım : 05.05.2021
Talebanët pushtojnë provincën Baghlan në Afganistanin verior

Kabul

Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se përplasjet në rritje midis talebanëve dhe forcave qeveritare afgane rezultuan me pushimin e provincën veriore Baghlan nga kryengritësit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet afgane në Baghlan, provincë që lidh kryeqytetin Kabul me provincat veriore, thanë se forcat qeveritare kryen një "tërheqje taktike" nga Borka, duke shtuar se do të rinisë një operacion për të rimarrë provincën.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahed, konfirmoi në rrjetet sociale se qendra e rrethit Borka është vendosur nën kontrollin e kryengritësve dhe se nëntë anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 16 të tjerë janë kapur.

Përplasjet në provincën jugore Helmand

Për ditë me radhë më shumë përplasje midis forcave të qeverisë afgane dhe talebanëve po zhvillohet në provincën e paqëndrueshme Helmand në jug të vendit, duke detyruar qindra familje lokale të lëshojnë shtëpitë e tyre.

Përfaqësuesit e provincës Helmand në parlament u thanë gazetarëve se talebanët po i afrohen kryeqytetit të provincës, Lashkargah.

"Nëse nuk i jepet përparësi Helmand-it për sigurinë, provinca do të bjerë në duart e kryengritësve të armatosur", tha Shaguda Noorzai, një ligjvënëse nga provinca.

Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale treguan autokolona të civilëve që nxitonin me plaçkat e tyre të ikin nga dhuna.

Mes negociatave të bllokuara të paqes, në Afganistan po intensifikohet dhuna që kur presidenti amerikan, Joe Biden, më 16 prill njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqen nga vendi deri më 11 shtator të këtij viti.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.