Bota

Kthehen në shtëpi 160 migrantë nga Bangladeshi të bllokuar në Libi

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, punonjësit migrantë ishin bllokuar në lindje të Libisë, përfshirë në qytetin Benghazi, për shkak të pandemisë COVID-19 dhe paqëndrueshmërisë afatgjate në Libi

Ekip  | 05.05.2021 - Përdıtësım : 05.05.2021
Kthehen në shtëpi 160 migrantë nga Bangladeshi të bllokuar në Libi

Dhaka

Të paktën 160 migrantë nga Bangladeshi, të cilët ishin bllokuar në Libi, u kthyen në shtëpi nën një marrëveshje të Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Andolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migracion (IOM), Sariful Islam, njoftoi se një fluturim i rregulluar nga agjencia i solli ata në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Dhaka.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, punonjësit migrantë ishin bllokuar në lindje të Libisë, përfshirë në qytetin Benghazi​​​​​​​, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) dhe paqëndrueshmërisë afatgjate në Libi.

Ata ishin larguar nga vendi në kërkim të mundësive të punësimit, por për shkak të situatës socio-ekonomike të Libisë dhe zhvlerësimit të dinarit libian tashmë për një kohë të gjatë ishin në pritje për t'u kthyer në vendin e tyre të lindjes.

Pas kthimit, atyre iu ofruan kontrolle shëndetësore në aeroport. Nëntë prej tyre ishin të sëmurë.

Po ashtu edhe një trup i pajetë i një shtetasi të Bangladeshit u soll përmes të njëjtit fluturim.

Dhaka me ndihmës e IOM-it gradualisht po sjell shtetasit e saj të bllokuar në vendin e shkatërruar nga lufta.

Sipas burimeve zyrtare, deri më tani gjatë pandemisë, nëntë fluturime të tilla të ndërmjetësuara nga OKB-ja kanë sjelle gjithsej 1.389 migrantë të bllokuar në Libi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.