Amina Zorniç
25 Dhjetor 2016•Përditësim: 26 Dhjetor 2016
ZAMBOANGA (AA) – Katër persona kanë humbur jetën dje gjatë goditjes së tajfunit në pjesën lindore të Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Afër 218.000 banorë ende janë jashtë shtëpive pas evakuimit për shkak të tajfunit Nock-Ten, i quajtur lokalisht Nina.
Janë anuluar 45 fluturime vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa në fuqi është ndalesa për lundrim për peshkatarët për shkak të dallgëve të larta.
Agjencia Meteorologjike e Filipineve thekson se era e tajfunit arrin shpejtësinë prej 230 kilometrave në orë.
Pritet që tajfuni të niset në pjesët veriperëndimore të vendit, dhe se do të kalojë deri nesër. Filipinet për çdo vit goditen nga rreth 20 tajfunë kryesisht të mëdhenj dhe vdekjeprurës nga Paqësori.