Mustafa Melih Ahıshalı
27 Mars 2019•Përditësim: 27 Mars 2019
Së paku 27 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë lënduar gjatë përmbytjeve në jugperëndim të Iranit, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale theksojnë se ekziston shqetësimi se numri i të vdekurve mund të rritet. Sipas të dhënave të fundit, nevojitet ndihmë për rreth 300 vende dhe fshatra në mbarë vendin.
Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, Murteza Selimi, konfirmoi se ndihma ka arritur për më shumë se 43.590 persona.
Kryetari i departamentit iranian të veterinarisë, Aliriza Refipur, njoftoi se kanë pësuar më shumë se 5.000 kafshë.
Sipas tij, gjatë përmbytjeve për vdekje kanë pësuar një numër i madh i personave dhe kafshëve si dhe është shkaktuar dëm material.
Qindra shtëpi dhe objekte afariste janë vërshuar gjatë dhjetë ditëve të fundit që kur në veri, veriperëndim, jug dhe jugperëndim të Iranit u regjistruan reshje të dendura të shiut.