Ekip
28 prill 2017•Përditësim: 29 prill 2017
STOKHOLM (AA) - Një grua e cila pësoi plagë në sulmin e Stokholmit në Suedi më 7 prill, iu nënshtrua plagëve të marra duke e rritur numrin e të vrarëve në pesë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fillim të prillit sulmuesi me kamion u vërsul drejt një turme me njerëz në Stokholm të Suedisë duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur 14 të tjerë, kurse policia sot ka konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe personi i pestë, një grua e moshës 60-vjeçare.
Nga policia theksojnë se gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte shtruar në një spital në jug të Suedisë.