Mohammad Fahim Abed
24 Janar 2016•Përditësim: 24 Janar 2016
KABUL (AA) - Mësohet se në sulmet ajrore të ndërmarrë në krahinën Nangarhar e cila gjendet në lindje të Afganistanit u vranë 16 anëtarë të DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Prefekturës së Nangarharit, Ataullah Hogyanay në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se në 3 sulmet e ndryshme të organizuara nga ana e forcave ajrore afgane në qarqet Açin dhe Haske Mena të qytetit janë vrarë 16 anëtarë të DAESH-it.
"Në dy sulmet ajrore të organizuara në rajonin Abdul dhe Bandar të qarkut Açin u vranë 6 militantë të DAESH-it, ndërsa në rajonin Gurguri të qarkut Haske Mena 10 anëtarë të DAESH-it", tha ai.