Hale Türkeş
11 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
BAGDAD (AA) – Të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulmin vetëvrasës me bombë në provincën irakiane Ramadi, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar irakian në kushte anonime për AA ka konfirmuar se një pjesëtarë i organizatës terroriste DAESH ka kryer sulm vetëvrasës me bombë ndaj familjeve që tentonin të braktisnin qytetin Hit.
Gjatë shpërthimit janë vrarë së paku gjashtë persona, ndërsa 12 të tjerë janë plagosur.