Ayşe Aktaş
11 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
HIROSHIMA (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, viziton përmendoren në Hiroshima të Japonisë në të cilin vendi i tij 70 vite më parë hodhi bombën atomike, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry i cili ndodhet në Japoni për takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve G7 gjatë vizitës së tij në Parkun Memorial "Paqe Hiroshima" shkroi në fletoren e cila ndodhet në muzeun e parkut se e gjithë bota duhet të ndjejë forcën dhe të shikojë këtë përmendore.
Kreu i diplomacisë amerikane ka përdorur shprehjen "Kjo përmendore na përkujton në mënyrë të dhimbshme jo vetëm detyrimin tonë për ti dhënë fund kërcënimit të armëve bërthamore, por në të njëjtën kohë edhe nevojën që ne ti përkushtohemi dhe të shmangim veten nga të gjitha luftërat". Ai ka theksuar se lufta asnjëherë nuk duhet të jetë zgjidhja e parë dhe se lufta mund të aplikohet vetëm si zgjidhja e fundit.