Umur Koçak Semiz
02 Qershor 2017•Përditësim: 02 Qershor 2017
ZAMBOANGA (AA) – Si pasojë e një sulmi në një hotel turistik në Manila, kryeqytetin e Filipineve, në orët e vonshme të natës 35 persona humbën jetën, ndërsa njoftohet se edhe sulmuesi ka bërë vetëvrasje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi i kishte vënë zjarrin hotelit të quajtur Resorts World Manila, kurse zyrtarët e zjarrfikësve njoftuan se zjarri është shuar, por që janë gjetur kufomat e 35 personave shumica e të cilëve ndodheshin në pjesën e kazinosë së hotelit.
Një oficer i lartë i policisë, Ronald dela Rosa, tha se në sulm kanë humbur jetën dhjetëra persona. Duke folur për pretendimin e Shërbimit të Monitorimit së Sigurisë së Internetit (SITE Intelligence Group), qendra e të cilit ndodhet në SHBA dhe që përcjell publikimet e organizatave terroriste në mbarë botën, lidhur me atë se sulmin e ka kryer një organizatë të lidhur me DEASH, De Rosa tha se nuk ka ndonjë gjurmë konkrete që ky incidenti ka të bëjë me një sulm terrorist.