Gülbin Yıldırım
02 Qershor 2017•Përditësim: 02 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) - Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka marrë vendimin për të tërhequr vendin e tij nga marrëveshja e Parisit për klimën raporton Anadolu Agency (AA).
"Do të nisin negociatat për një marrëveshje e cila ofron kushte më të drejta për kompanitë amerikane, punonjësit dhe taksapaguesit", është shprehur Trump.
Ndër të tjera Presidenti Trump ka theksuar se "Marrëveshja e Parisit nuk është një marrëveshje për të luftuar ndryshimin klimatik, por në lidhje me fitimin e avantazheve ekonomike të vendeve të tjera kundër SHBA-ve".