Gülbin Yıldırım
02 Qershor 2017•Përditësim: 02 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) - Departamenti Amerikan i Thesarit ka marrë vendimin për vendosur sanksione ndaj dhjetë organizatave dhe katër personave me arsyetimin se kanë furnizuar me produkte dhe shërbime aktivitetet bërthamore të Koresë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga ky institucion, vendimi për sanksionet është marrë për shkak të aktiviteteve të vazhdueshme të Koresë së Veriut për të zhvilluar armë të shkatërrimit masiv dhe shkeljes së rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS i OKB-së).