Bota

Sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Në zjarrin e vogël në objektin fetar nuk ka të lënduar

Mesut Zeyrek  | 21.10.2019 - Përdıtësım : 21.10.2019
Sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Këln

Gjatë natës së kaluar në xhaminë Eving Ulu në Dortmund të Gjermanisë është hedhur koktej molotovi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zjarrin e vogël në objektin fetar nuk ka të lënduar.

Janë thyer edhe dritaret e një hapësire brenda xhamisë.

Gazetari i AA-së mëson se zjarri është fikur para se të përhapet me çka u parandalua tragjedia eventuale. Disa burime dyshojnë se prapa sulmit mund të qëndrojnë ithtarë të organizatave terroriste ose djathtistë ekstrem.

Pjesëtarët e policisë analizojnë fotografitë dhe video-pamjet ndërsa me hetimin do të vërtetohen më shumë detaje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın