Mustafa Keleş
01 tetor 2015•Përditësim: 02 tetor 2015
OREGON (AA) - Informohet se në një sulm të armatosur në Oregon të SHBA-ve humbën jetën 15 persona, ndërsa u plagosën me shumë se 20 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të mediave në SHBA në sulmin që ndodhi në një shkollë në qytetin Roseburg humbën jetën 15 persona. Nuk është informuar se sa janë nxënës në mesin e viktimave. Informohet se sulmuesi është neutralizuar, por nuk ka të dhëna nëse është vrarë.
Disa prej te plagosurve kane humbur jetën ne spital.
Forcat e sigurisë lokale i kane informuar njerëzit që të mos afrohen në shkollën ku ka ndodhur sulmi.