Michael Hernandez
18 maj 2016•Përditësim: 18 maj 2016
WASHINGTON (AA) – Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, kandidatët për president amerikan nga radhët e demokratëve realizuan rezultate të rëndësishme në zgjedhjet e brendshme të mbajtura dje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë mënyrë Clinton, me fitoren e djeshme në Kentucky, për gjysmë përqindje është para Sanders-it, i cili mori shumicën e votave në Oregon.
Komisioni Zgjedhor Amerikan konfirmoi se Clinton fitoi 46.7 përqind, ndërsa Sanders 46.3 përqind prej gjithsej 99.2 përqind të votave të numëruara, me një dallim prej më pak se 2.000 vota.
Clinton u prononcua në Twitter duke shkruar “Sapo fitova në Kentucky! Falemnderit të gjithëve, të gjithë jemi të fortë kur jemi të bashkuar”.