Mustafa Çağlayan
27 janar 2016•Përditësim: 27 janar 2016
NEW YORK (AA) – Një person ka humbur jetën gjatë përleshjes së armatosur me policinë, ndërsa janë arrestuar anëtarët e grupit të armatosur të fermerëve që në fillim të janarit pushtuan një ndërtesë federale në Oregon, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë arrestimeve, është qëlluar disa herë. Në mesin e katër të arrestuarve është edhe lideri i grupit Ammon Bundy", theksoi Byroja Federale e Hetimeve (FBI).
Autoritetet bënë të ditur se gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në autostradë, njëri nga të dyshuarit është vrarë, duke mos zbuluar identitetin e tij. Grupi i cili pushtoi rezervatin nacional në fillim të janarit, protestoi për shkak të dënimeve me burg, ndaj dy rojeve, të cilët u dënuan për zjarrvënie.
Fermerët e armatosur të cilët janë kundër qeverisë federale, morën godinën e administratës dhe pohuan se janë të gatshëm të qëndrojnë me vite.
Javën e kaluar, guvernatori i shtetit federal Oregon, Kate Brown bëri thirrje për ndërprerje të pushtimit, duke thënë se ky aksion i ka kushtuar shtetin thuajse 500.000 dollarë.