Bota

Stuhia e dëborës e fundjavës shënon fillimin e dimrit në New York

Reshjet e dëborës krijuan peizazhe dimërore në disa pjesë të qytetit, ndërsa autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të motit

Dzihat Aliju  | 15.12.2025 - Përdıtësım : 15.12.2025
Stuhia e dëborës e fundjavës shënon fillimin e dimrit në New York Foto: Selçuk Acar/AA

New York

Një stuhi dëbore përfshiu fundjavën e kaluar qytetin e New Yorkut, duke shënuar ardhjen e kushteve dimërore për banorët në këtë zonë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Pamje ajrore të realizuara me dron nga Anadolu të dielën, treguan rrugë dhe zona të mëdha të parkut më të madh të qytetit "Central Park" të mbuluara nga bora si dhe kontrastin mes pemëve të zbardhura dhe rrokaqiejve përreth.

Reshjet e dëborës krijuan peizazhe dimërore në disa pjesë të qytetit, ndërsa autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të motit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın