Şenhan Bolelli
06 prill 2020•Përditësim: 07 prill 2020
Me 637 vdekje gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë është rritur në 13.055 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë tha se numri i rasteve të konfirmuara po ashtu u rrit në mbi 135 mijë me një rritje prej 4.273 raste të reja.
Numri më i madh i vdekjeve në vend u shënua më 2 prill, me 950 të vdekur. Pas kësaj date shifrat shënuan rënie.
Aktualisht në vend janë 6.931 persona nën kujdes intensiv, ndërkohë që numri i pacientëve që janë shëruar ka arritur në 40.437. Deri më tani nga koronavirusi kanë humbur jetën 12 punonjës të shëndetësisë.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, COVID-19 është përhapur në mbarë globin dhe bazuar në të dhënat e Universitetit "Johns Hopkins" me bazë në SHBA ka vrarë mbi 70 mijë njerëz ndërkohë mbi 250 mijë të tjerë janë shëruar.
.055 numri i të vdekurve nga COVID-19, pasi 637 persona humbën jetën në 24 orët e fundit.