Emel Gözellik
06 prill 2020•Përditësim: 06 prill 2020
Drejtori i përgjithshëm i Associated Press (AP), Gary Pruitt uroi Anadolu Agency (AA) me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj.
Pruitt, në një letër urimi dërguar kryetarit të Bordit drejtues dhe drejtorit të përgjithshëm të AA-së, Şenol Kazancı, shkroi: "Uroj 100-vjetorin e Anadolu Agency. AP dhe AA punojnë së bashku për shumë vite. Kemi bashkëpunuar në shumë ngjarje historike dhe pika kthese dhe dëshirojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë".
Ai vuri në dukje se roli i agjencive në këtë periudhë aktuale është e rëndësishme më shumë se çdo herë dhe se detyra më e rëndësishme e një agjencie të lajmeve është të sigurojë rrjedhën e infomacionit të vërtetë dhe të paanshëm.
- "Anadolu Agency, një institucion i rëndësishëm i lajmeve me një fuqi të madhe ndikimi në Turqi dhe Lindjen e Mesme"
Cai Mingzhao, drejtori i përgjithshëm i agjencisë zyrtare kineze të lajmeve Xinhua, në letrën e tij dërguar Şenol Kazancı tha se "Përvoja 100-vjeçare e AA-së, përveçse bazohet në histori ajo në të njëjtën kohë përqafon edhe të ardhmen. Unë besoj se Anadolu Agency do të bëjë patjetër një zhvillim më të madh nën udhëheqjen tuaj".
"AA është një institucion i rëndësishëm i lajmeve me një fuqi të madhe ndikimi në Turqi dhe Lindjen e Mesme", theksoi Mingzhao duke shtuar se agjencia e lajmeve Xinhua dhe AA duke vazhduar marrëdhëniet miqësore nuk mjaftohen vetëm në bashkëpunimin dypalësh në fusha të tilla si shkëmbimi i informacionit por në të njëjtën kohë ato mbështesin njëra- tjetrën në kuadër të Unionit të Agjencive të Lajmeve të Azisë-Paqësorit (OANA).
"Unë jam i gatshëm për të treguar përpjekje të përbashkëta me ju për të zgjeruar bashkëpunimin e dy agjencive. Lajmet e drejta, gjithëpërshirëse dhe objektive që vijnë nga të dy agjencitë do të zgjerojnë edhe më shumë miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë mes popujve të Kinës dhe Turqisë. Gjithashtu do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve duke nxjerrë në dukje rolin kontruktiv të agjencive të lajmeve", tha Mingzhao.
Drejtoresha e agjencisë kombëtare të lajmeve (MONTSAME) të Mongolisë, Ganchimeg Badamdorj në letrën e saj të urimit ka vënë në dukje se agjencitë MONTSAME dhe AA vazhdojnë të mbështesin njëra tjetrën që nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit. Ajo tha se partneriteti mes dy agjencive të lajmeve ofron kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat sociale, politike, ekonomike dhe fushat e tjera.
Seyed Zia Hashemi, drejtori i përgjithshëm i agjencisë zyrtare iraniane (IRNA), në letrën e tij theksoi se që nga para 40 viteve kur e kanë nënshkruar marrëveshjen me AA kanë vazhduar marrëdhënie të afërta, duke përgëzuar 100-vjetorin e themelimit të AA-së.
Ai vuri në dukje rëndësinë e vendosmërisë profesionale të medias në këto ditë të vështira të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
- "Jemi të kënaqur nga bashkëpunimi me AA"
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Rumanisë (AGERPRES) Claudia Nicolae, në letrën e saj, theksoi se janë shumë të kënaqur nga bashkëpunimi që kanë me AA dhe se dëshirojnë që kjo të vazhdojë vite të gjata në këtë drejtim.
"Ne nuk jemi gazetarë vetëm të periudhës së paqes dhe qetësisë, nuk bëjmë lajme vetëm për gjëra të mira dhe të bukura. Ua përcjellim komunitetit të vërtetat, ngjarjet, problemet ashtu siç janë. Ky profesion nuk është një punë që fillon dhe mbaron në një orë të caktuar", theksoi ajo.
Ndërsa Nabil Gargabou, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Lajmeve të Tunizisë (TAP), në letrën e tij theksoi se AA ka një strukturë të fortë të zyrave dhe gazetarëve në mbarë botën, duke shtuar se AA-në e shohin si një agjenci e madhe ndërkombëtare të lajmeve që krenohet me një rekord të besueshëm dhe të saktë.
Ai shprehu kënaqësinë që një ndër zyrat e AA-së, e cila është ajo e frëngjishtes gjendet në Tunizi.