Bota, Koronavirusi

Spanjë, 27.119 të vdekur nga COVID-19 deri më tani

Shifrat e publikuara nga ministria dhe ato të qeverive autonome kanë vazhduar të mos përputhen

Şenhan Bolelli  | 28.05.2020 - Përdıtësım : 29.05.2020
Spanjë, 27.119 të vdekur nga COVID-19 deri më tani

Madrid

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se një person ka humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 27.119, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit të cilat qeveria ka filluar t'i publikojë duke i rishikuar, gjatë shtatë ditëve të fundit, Spanja ka konfirmuar 38 viktima nga pandemia.

Në 6 nga 17 rajonet autonome nuk janë raportuar të vdekur.

Ndërkaq, edhe pse sipas testeve PCR janë regjistruar 182 raste në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani është rritur në 237.906, që paraqet një rritje për 1.137 krahasuar me një ditë më parë.

Edhe sot, shifrat e publikuara nga ministria dhe ato të qeverive autonome kanë vazhduar të mos përputhen. Teksa ministria ka konfirmuar vetëm një viktimë nga virusi gjatë 24 orëve, vetëm autoritetet lokale të Madridit kanë raportuar shtatë të vdekur, ndërsa në Katalonjë janë raportuar 26.

Edhe shifrat totale të viktimave të qeverive autonome ndryshojnë nga ato të shpallura nga qeveria qendrore.

Ministria e Shëndetësisë të hënën bëri një rishikim të madh të bilancit të të vdekurve nga COVID-19, duke e ulur numrin e përgjithshëm për 2 mijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın