Bota, Koronavirusi

Spanjë, 19 të vdekur nga COVID-19 brenda 7 ditëve

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Spanjë ka arritur në 28.363

Şenhan Bolelli  | 01.07.2020 - Përdıtësım : 01.07.2020
Spanjë, 19 të vdekur nga COVID-19 brenda 7 ditëve

Madrid

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi se 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) brenda një jave të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria, e cila vazhdon t'i rishikojë të dhënat e kaluara në lidhje me COVID-19 dhe publikon shifrat e të vdekurve në baza javore dhe ato të rasteve në baza ditore, e përditësoi numrin e përgjithshëm të viktimave në 28.363, nga 28.355 sa ishte dje.

Nga 19 vdekje të regjistruara gjatë shtatë ditëve të fundit, numri më i madh është raportuar në Madrid (7).

Ndërkaq, numri i rasteve pozitive me virusin është rritur për 149 në 24 orët e fundit, për ta çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 249.659.

Rajoni verior Asturias është i vetmi që nuk ka raportuar asnjë rast me virusin tashmë më shumë se dy javë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın