Saadet Firdevs Aparı
31 Dhjetor 2021•Përditësim: 31 Dhjetor 2021
Spanja dje ka regjistruar 161.688 raste me COVID-19, "numri më i lartë i rasteve ditore" që nga shkurti i vitit 2020, kur filloi pandemia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Thuhet se kjo shifër është përafërsisht 60 për qind më shumë se numri prej 100.760 rasteve të regjistruar më 29 dhjetor.
Si rezultat i rritjes ekstreme, thuhet se javën e kaluar 1 në çdo 100 persona u infektua me COVID-19.
Në Navarra, rajoni me shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë, javën e kaluar 1 në çdo 36 persona u infektua me COVID-19.
Në Spanjë numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 6.294.745, numri i të infektuarve në 1.148.385 dhe numri i pacientëve nën kujdes intensiv në 1.803.
Numri i personave që humbën jetën nga COVID-19 shkoi në 89.451 ndërsa numri i të shëruarve në 5.056.955.