Muhammed Emin Canik
31 Dhjetor 2021•Përditësim: 02 Janar 2022
Është rritur në 25 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet intensive të shiut në shtetin Bahia, në verilindje të Brazilit, transmeton Anadolu Agency (AA)
Në një deklaratë nga Mbikëqyrja dhe Mbrojtja Civile (Sudec) e rajonit Bahia thuhet se është rritur në 25 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të shirave që vazhdojnë në rajon që prej muajit nëntor e deri më tani.
Nga përmbytjet kanë humbur shtëpinë 37.035 persona, janë evakuuar 54.771 njerëz dhe janë prekur 643.068 persona.
Është njoftuar se 163 qytete janë prekur nga përmbytjet në shtetin me një popullsi prej më shumë se 15 milionë banorë dhe se për shkak të përmbytjeve është rritur në 151 numri i qyteteve ku është shpallur situatë emergjente.
Prefekti i shtetit Bahia, Rui Costa, ka deklaruar se do të pranojë ndihmën e propozuar nga Argjentina edhe pse presidenti Jair Bolsonaro ka deklaruar se nuk ka nevojë.
Në një postim nga Twitter, Costa përmendi qëndrimin negativ të qeverisë federale. "I bëj thirrje të gjitha vendeve, se Bahia do të pranojë çdo ndihmë pa qenë e nevojshme që ato të kalojnë nga diplomacia braziliane", tha Costa.
Duke vënë theksin në Bahia ka nevojë për ndihmë, Costa deklaroi se "Po punojmë pa u lodhur për të ndërtuar sërish shtëpitë dhe qytetet e shembura. Me më shumë përpjekje ky proces përshpejtohet, për këtë arsye aktualisht jemi shumë të hapur për ndihmë".
Në pjesën jugore të Bahias ishte njoftuar se 37 qytete kanë mbetur plotësisht nën ujë për shkak të përmbytjeve nga shirat intensivë që nga java e kaluar.
Costa ka deklaruar se rajoni është ndikuar njëkohësisht nga fatkeqësia natyrore dhe COVID-19 dhe se të gjitha ilaçet dhe vaksinat në disa qytete janë bërë të papërdorshme.