Bota

Spanja dënon ashpër planin e Izraelit për pushtimin e Gazës

"Dënojmë fuqimisht vendimin e qeverisë izraelite për të përshkallëzuar pushtimin ushtarak të Gazës. Kjo do të çojë në shkatërrime dhe vuajtje të mëtejshme", tha ministri i Jashtëm spanjoll, Albares

Şenhan Bolelli  | 08.08.2025 - Përdıtësım : 08.08.2025
Spanja dënon ashpër planin e Izraelit për pushtimin e Gazës

Madrid

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares dënoi ashpër miratimin e planit nga Kabineti Izraelit i Sigurisë, për pushtimin e qytetit të Gazës, transmeton Anadolu.

"Dënojmë fuqimisht vendimin e qeverisë izraelite për të përshkallëzuar pushtimin ushtarak të Gazës. Kjo do të çojë në shkatërrime dhe vuajtje të mëtejshme. Një armëpushim i përhershëm, furnizim urgjent dhe në shkallë të gjerë i ndihmës humanitare dhe lirimi i të gjitha pengjeve janë urgjentisht të nevojshëm", tha Albares në një deklaratë në X.

Ai përsëriti edhe një herë pikëpamjen e tij se "paqja përfundimtare në rajon mund të arrihet vetëm përmes krijimit të një zgjidhjeje me dy shtete, përfshirë një shtet palestinez real dhe të qëndrueshëm".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın