Almir Terzic
08 dhjetor 2015•Përditësim: 08 dhjetor 2015
SARAJEVË (AA) – Sipas të dhënave të policisë sllovene, dje në Slloveni kanë hyrë 4.240 migrantë, ndërsa në orët e para të ditës së sotme edhe 2.076 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç kumtoi mbrëmë vonë Drejtoria policore në Novo Mesto, në vendkalimin kufitar për qarkullim hekurudhor ndërkombëtar Dobov gjatë ditës së djeshme kanë arritur dy trena me 2.136 migrantë. Treni i parë me 1062 migrantë arriti rreth orës tetë të mëngjesit, ndërsa tjetri me 1.062 migrantë rreth pasditës.
Mbrëmë rreth orës 19:00, sipas të dhënave të organeve policore kroate, mbërriti një tren me 998 migrantë shtesë.
Njëkohësisht në Austri nga Sllovenia dje kanë kaluar 4.407 migrantë, ndërsa këtë mëngjes 398.
Sipas të dhënave të policisë sllovene, momentalisht në qendrat e pranimit në Slloveni ndodhen 3.191 migrantë.
Prej tyre 2.076, sipas të dhënave të mëngjesit, janë në qendrën e pranimit Dobova Livarna, 1.158 në Shotorishçe Shentil ndërsa 17 në Qendrën për të huaj.