Ekip
22 Qershor 2019•Përditësim: 24 Qershor 2019
Policia e Sllovenisë njoftoi se një grua 80-vjeçare ka marrë plagë të lehta pasi u sulmua nga një ari pranë shtëpisë së saj, në jug të kryeqytetit Lubjanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia njofton se e moshuara është shturar në spital pas sulmit mëngjesin e sotëm në fashtin Vërh mbi Zhelimlame, 15 kilometra nga Lubjana.
Incidenti ndodhi pas vendimit të qeverisë sllovene ku u miratua gjahu i dhjetra arinjve dhe ujqve. Këtë vendim qeveria e arsyeton me faktin se është tejkaluar numri i kafshëve për një shtet me 2 milionë banorë.
Numri i arinjve në Slloveni ka arritur në 1.000 ndërsa autoritetet thonë se këtë vit ky numër duhet të ulet për 200.
Organizatat ekologjike kundërshtojnë vendimin por qeveria insiston se kjo është e domsdoshme për shkak të numrit të madh të sulmeve ndaj kafshëve shtëpiake dhe fermave.