Almir Terzic
17 Dhjetor 2015•Përditësim: 17 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Në bazë të të dhënave të policisë sllovene, gjatë ditës së djeshme me vendkalimin kufitar hekurudhor Dobovo, nga Kroacia kanë hyrë tre trenë të cilët kanë bartur 3.214 refugjatë, raporton Anadolu Agency (AA).
Treni i parë me 1.016 shtetasit e huaj ka hyrë në territorin slloven në orët e hershme të së mërkurës, i dyti me 1.111 të tillë kishte hyrë në mesditë dhe i treti në orët e mbrëmjes, ndërsa kishte bartur 1.087 refugjatë.
Ashtu siç ka theksuar Drejtoria policore në Novo Mesto pas kontrollit mjekësor dhe ndihmës së dhënë humanitare, policia ka bërë evidentimin e refugjatëve, të cilët me pastaj janë transportuar me autobus brenda Sllovenisë.
Deri në orët e mbrëmjes së kaluar, policia sllovene nuk ka marrë ndonjë informacion për ardhjen e trenëve të ri me refugjatë.