Aydoğan Kalabalık
13 Janar 2019•Përditësim: 14 Janar 2019
KAJRO (AA) - Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi dhe mbreti i Jordanisë, Abdullah, gjatë një takimi kanë vënë theksin për rifillimin sërish të bisedimeve të paqes Palestinë-Izrael në kuadër të zgjidhjes me dy shtete, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Presidenca e Egjiptit, mësohet se presidenti i egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi, i cili ndodhet sot në Jordani në kuadër të një vizite zyrtare, ka zhvilluar një takim me mbretin jordanez, Abdullah.
Në bisedë krahas marrëdhënieve dypalëshe është vlerësuar edhe çështja e Palestinës.
Në mënyrë për arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëses të çështjes palestineze gjatë takimit, është theksuar rëndësia për rifillimin e bisedimeve të paqes Palestinë-Izrael në kuadër të një zgjidhjeje me dy shtete, dhe po ashtu dy liderët përsëritën nevojën për formimin e shtetit palestinez në kufijtë e vitit 1967 dhe që Kudsi Lindor të jetë kryeqyteti.
Ndër të tjera në deklaratë njoftohet se në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe janë diskutuar edhe marrëdhëniet ekonomike, rritja e vëllimit tregtar mes dy vendeve, investimet si dhe kryesisht për eksportin e gazit natyror egjiptian në Jordani.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se janë vlerësuar edhe çështje të tjera, si lufta kundër terrorizmit dhe zhvillimet në Siri, Libi dhe Jemen.