Halit Süleyman
26 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
IDLIB (AA) - Si pasojë e sulmit të avionit ushtarak të regjimit sirian në kafshëve në afërsi të qytezës Sarakib të Idlibit, mbetën të vrarë 4 civilë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga zyrtarë të Mbrojtjes civile në Sarakib, avioni ushtarak Su-24 i cili i përkiste ushtrisë ka bombarduar tregun e kafshëve në afërsi të qytezës Sarakib që gjendet nën kontrollin e forcave opozitare.
Mësohet se 4 civilë e kanë humbur jetën, ndërkohë që 15 personat e plagosur janë transferuar në spitalet e improvizuara për shërim.
Njoftohet se sulmet në treg kanë shkaktuar humbje edhe në dhjetëra kafshë.