Turqia

Forcat turke neutralizojnë 7 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Terroristët u neutralizuan kur njësitë e mbështetjes së zjarrit u përgjigjën për të shtënat në bazën turke brenda zonës së operacionit "Mburoja e Eufratit", tha ministria në një deklaratë

Ahmet Gençtürk  | 16.07.2021 - Përdıtësım : 18.07.2021
Forcat turke neutralizojnë 7 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë

Ankara

Forcat turke neutralizuan 7 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Terroristët u neutralizuan kur njësitë e mbështetjes së zjarrit u përgjigjën për të shtënat në bazën turke brenda zonës së operacionit "Mburoja e Eufratit", tha ministria në një deklaratë.

Tre nga terroristët u neutralizuan në rajonin Tel Rifat që ishin nga baza kryesore e grupit terrorist në Malin Kandil në veri të Irakut, thuhet në deklaratë.

Katër terroristët tjerë u neutralizuan në sulmet ndaj pozicioneve të tyre në Shaykh Issa dhe Ayn Daqnah.

Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın