Ekip
25 Janar 2017•Përditësim: 25 Janar 2017
GAZIANTEP (AA) – Qyteti Jarabulus i Sirisë është bërë me njësite policore të cilat zbarkuan në këtë qytet, për herë të parë prej çlirimit nga DEASH-i, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e pajisura mirë të përbëra nga 440 pjesëtarë, do të jenë përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në qytet.
“Kjo është një ditë e veçantë”, deklaroi prefekti i qytetit turk të Gaziantepit, Ali Yerlikaya, gjatë ceremonisë së mbajtur të martën. “Trupat e zbarkuara policore në Jarabulus japin shpresë për një Siri të lirë”, tha ai.
Jarabulusi u çlirua nga grupi terrorist DEASH, në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, i cili nisi në gusht të vitit të kaluar, me zbatues Turqinë.
Prefekti i Gaziantepit, tha më tej se forcat e reja policore në Jarabulus i ishin nënshtruar një trajnimi pesë javorë në qytetin turk Mersin, që ishte bërë me kërkesë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).
Komandanti i policisë së Jarabulusit, Raed Hamid, nga ana e tij tha se forcat e reja nuk do të kursejnë përpjekjet e tyre që të jenë në shërbim të ruajtjes së sigurisë në qytetin verior sirian.