"Shumica" e pasurisë së dhuruar nga Bill Gates do të shkojë në Afrikë
Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe biznesmeni miliarder Bill Gates, tha se një pjesë "e madhe" e pasurisë do të shpenzohet për adresimin e sfidave në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme

Ankara
Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe biznesmeni miliarder Bill Gates ka njoftuar se një pjesë "e madhe" e pasurisë së tij të dhuruar do të shpenzohet për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme, transmeton Anadolu.
Duke folur në një aktivitet të mbajtur në Sallën Nelson Mandela në ndërtesën e Unionit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, Gates foli rreth pasurisë së tij prej mbi 200 miliardë dollarësh, 99 për qind të së cilës ai njoftoi muajin e kaluar se i kishte dhuruar.
Gates tha se një pjesë "e madhe" e pasurisë do të shpenzohet për adresimin e sfidave në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme, duke shtuar: "Çdo vend në Afrikë duhet të shkojë drejt prosperitetit duke zhbllokuar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit".
Më 8 maj, Gates njoftoi se do të dhuronte 99 për qind të pasurisë së tij personale për Fondacionin Gates, i cili punon në fushat e shëndetësisë dhe arsimit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.