Bota

Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Afrikën e Jugut

Komentet vijnë pasi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se SHBA-ja dhe Afrika e Jugut po diskutojnë pjesëmarrjen e Washingtonit në samit pas një “ndryshimi të mendjes”

Diyar Güldoğan  | 20.11.2025 - Përdıtësım : 21.11.2025
Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Afrikën e Jugut

Washington

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka bërë të ditur se SHBA-ja nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Afrikën e Jugut, që do të mbahet më 22 dhe 23 nëntor, transmeton Anadolu.

“Do të isha e lumtur të shpjegoja sepse nuk ka ndonjë ndryshim. SHBA-ja nuk po merr pjesë në bisedimet zyrtare në G20 në Afrikën e Jugut”, u tha gazetarëve Leavitt.

Komentet e saj erdhën pasi presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se SHBA-ja dhe Afrika e Jugut po diskutojnë pjesëmarrjen e Washingtonit në samit pas një “ndryshimi të mendjes”.

“Sot më herët e pashë presidentin e Afrikës së Jugut duke folur pak kundër SHBA-së dhe presidentit të SHBA-së dhe kjo gjuhë nuk vlerësohet nga presidenti ose ekipi i tij”, tha Leavitt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.