Seda Sevencan
12 Maj 2020•Përditësim: 12 Maj 2020
Dy vende të Amerikës Jugore të hënën raportuan më shumë raste dhe vdekje nga koronavirus të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë në Peru njoftoi se numri i rasteve me COVID-19 në vend u rrit në 68.882 me 1.515 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Gjithsej 1.961 persona kanë vdekur nga virusi, përfshirë 72 në 24 orët e fundit.
Rreth 22.416 persona janë shëruar.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në Ekuador u ngjit në 2.145 me 18 viktima në 24 orët e kaluara, sipas raporteve të mediave lokale.
Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend u rrit në 29.509.