Bota

Shtetet arabe urojnë presidentin e ri amerikan Biden

Kuvajti, Katari dhe Palestina uruan presidentin e ri Biden, duke shprehur shpresë për forcim të bashkëpunimit

Mahmoud Mohamed Barakat   | 21.01.2021
Shtetet arabe urojnë presidentin e ri amerikan Biden

Doha

Kuvajti, Katari dhe Palestina uruan presidentin e ri të SHBA-së Joe Biden me rastin e inaugurimit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një mesazh, emiri i Kuvajtit, Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, përgëzoi Biden-in dhe përshëndeti marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. 

Al-Sabah tha se ai pret të forcojë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve.

Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, gjithashtu i dërgoi një mesazh urimi Biden-it, duke i uruar atij sukses. Ai gjithashtu uroi zhvillim të mëtejshëm dhe rritje të miqësisë dhe bashkëpunim strategjik midis dy vendeve.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas përgëzoi Biden-in dhe nënpresidenten Kamala Harris, duke u uruar atyre sukses në "përballjen me sfidat kryesore".

Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve Wafa, Abbas ka thënë se shpresojnë të punojnë “së bashku për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe botë”.

Ai shprehu gatishmërinë e tij për një proces paqësor gjithëpërfshirës dhe të drejtë.

Sot gjatë ditës, Biden u betua zyrtarisht si presidenti i 46-të i SHBA-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın