Sayed Khodaberdi Sadat
02 Shtator 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të një bombe të vendosur në rrugë në perëndim të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjashtë civilë dhe dy pjesëtarë të sigurisë kanë pësuar si rezultat i shpërthimit të bombës së vendosur në cep të rrugës në distriktin Anar Dara në provincën perëndimore Farah, njoftoi zëdhënësi i policisë Muhibbullah Muhib.
Muhib pohoi se mjeti shpërthyes është vendosur nga militantët talebanë.
Ndërkaq, talebanët ende nuk e kanë komentuar ngjarjen.