Hakan Çopur
02 Shtator 2019•Përditësim: 03 Shtator 2019
Përderisa Uragani i kategorisë së pestë Dorian është duke u afruar në brigje juglindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka filluar ndikimin mbi ishujt e Bahamas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra Kombëtare Amerikane për Uragane, njoftoi se Dorian që arrit në kategorinë e pestë duke e rritur fuqinë ka filluar të ndikojë ishujt e Bahamas.
Sipas qendrës Dorian ka arritur shpejtësinë prej 295 kilometra në orë, që është uragani më i fuqishëm i cili ka goditur rajonin deri më tani.
Uragani i cili lëshon sasi të mëdha të reshjeve pritet që të shkaktojë dëme serioze, ndërsa zyrtarët ende nuk kanë raportuar për viktima.
Dorian në orët e mbrëmjes të së hënës do të fillojë të ndikojë brigjet e Floridës, por pritet që të godas shtetet Georgia dhe Karolina Jugore të cilat janë në veri.
Qendra e Uraganeve thekson se Dorian edhe 5 ditë do të posedojë karakteristikat e "uraganit".
- Trump: I morëm të gjitha masat, jemi të përgatitur
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump i cili më parë anuloi vizitën e tij të planifikuar në Poloni dhe mbeti në Washington, nga zyrtarët u dha brifing gjithëpërfshirës në lidhje me Dorianin.
"Nuk e dimë se çka është duke ardhur mbi ne por i morëm të gjitha masat, jemi të përgatitur", tha Trump në lidhje me uraganin.
Sipas vlerësimeve të bëra më parë Dorian pritej të shënjestrojë shtetin e Floridës, ndërsa vlerësimet e fundit tregojnë se uragani ka marrë kahje drejt veriut të SHBA-ve.
Zyrtarët paralajmëruan se kur Dorian do të arrijë në tokë do të lëshojë sasi të mëdha të reshjeve që mund të shkaktojnë përmbytje vdekjeprurëse.