Bota

Shkatërrohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani

Nga administrata e qytetit të Këlnit theksohet se rreth 400 persona janë evakuuar në një qendër të përkohshme, për shkak të shkatërrimit të bombës të prodhimit britanik prej 250 kilogramëve

Mesut Zeyrek  | 07.04.2021 - Përdıtësım : 08.04.2021
Shkatërrohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani

Këln

Është neutralizuar një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, e cila është gjetur në Këln të Gjermanisë, transmeton Aandolu Agency (AA).

Nga administrata e qytetit të Këlnit theksohet se rreth 400 persona, që jetojnë në rrethin Raderberg janë evakuuar në një qendër të përkohshme, për shkak të shkatërrimit të bombës të prodhimit britanik prej 250 kilogramëve, që u gjet gjatë punimeve ndërtimore.

Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, disa prej tyre edhe në vendbanime. Ekspertët i heqin ato në një mënyrë të kontrolluar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın