Bota

Shitja e armëve në botë thuajse dyfishohet që nga viti 2002

Shitjet e tyre në vitin 2018 arritën në 420 miliardë dollarë, një rritje prej 4.6 për qind në krahasim me një vit më parë, tha në një raport Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stockholm (SIPRI)

Aysu Biçer  | 09.12.2019 - Përdıtësım : 09.12.2019
Shitja e armëve në botë thuajse dyfishohet që nga viti 2002

Ankara
Njëqind prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë kanë rritur shitjet e tyre globale me 47 për qind që nga viti 2002, bënë të ditur vëzhguesit të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).

Shitjet e tyre në vitin 2018 arritën në 420 miliardë dollarë, një rritje prej 4.6 për qind në krahasim me një vit më parë, tha në një raport Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stockholm (SIPRI).

Baza e të dhënave të institutit përjashton kompanitë kineze për shkak të mungesës së të dhënave për të bërë një vlerësim të besueshëm.

"Për herë të parë që nga viti 2002, pesë vendet e para në renditje mbahen ekskluzivisht nga kompanitë e armëve me bazë në SHBA: Lockheed Martin, Boeing, Northrop Grumman, Raytheon dhe General Dynamics", thuhet në raport.

Sipas raportit, këto pesë kompani përbënin 148 miliardë dollarë, apo 35 për qind nga gjithsej 100 shitësit më të mëdhenj të armëve në vitin 2018.

Shitjet totale të armëve të kompanive amerikane në renditje arritën në 246 miliardë dollarë, 59 për qind e të gjitha shitjeve të armëve në listë, një rritje prej 7.2 për qind krahasuar me 2017-ën.

Për shembull, dy nga pesë kompanitë e para, Northrop Grumman dhe General Dynamics, realizuan fitime multimiliardë dollarëshe në vitin 2018.

"Kompanitë e SHBA-së janë duke u përgatitur për programin e ri të modernizimit të armëve që u paralajmërua në vitin 2017 nga Presidenti Trump", tha Aude Fleurant, drejtor i Programit të Armëve dhe Shpenzimeve Ushtarake të SIPRI.

"Kompanitë e mëdha amerikane po bashkohen që të mund të prodhojnë gjeneratën e re të sistemeve të armëve dhe për këtë arsye do të jenë në një pozitë më të mirë për të fituar kontrata nga qeveria e SHBA-së", shtohet më tej.

Sipas të dhënave, shitjet e armëve nga ndërmarrjet turke të listuara në renditje u rritën me 22 për qind në 2018 në 2.8 miliardë dollarë.

Së paku 80 prodhues të armëve janë me qendër në SHBA, Evropë dhe Rusi.

"Në mesin e 20 prodhuesve tjerë, gjashtë janë me qendër në Japoni, tre në Izrael, Indi dhe Korenë e Jugut, dy në Turqi dhe nga një në Australi, Kanada dhe Singapor", thuhet në tej.

Shitjet e tre kompanive izraelite ishin 8.7 miliardë dollarë, ose 2.1 për qind të 100 prodhuesve kryesorë.

Shitjet e kombinuara të armëve të tre kompanive indiane të armëve të listuara ishin 5.9 miliardë dollarë në vitin 2018, me një rënie prej 6.9 për qind në vitin 2017. Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.