Emel Öz Gözellik
20 Shtator 2018•Përditësim: 21 Shtator 2018
TOKIO (AA) - Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe është rizgjedhur për kryetar të Partisë Liberale Demokratike (PLD) të Japonisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në kongresin e PLD-së, Abe mori 70 për qind të votave të delegatëve dhe mbeti në krye të partisë në pushtet të Japonisë.
Agjencia e lajmeve Kyodo raporton se Abe ka marrë 553 vota ndërsa kundërkandidati i tij Shigeru Oshiba 254 vota.
"Është koha për zbatimin e reformave kushtetuese. Lufta fillon tani. Ejani që së bashku të punojmë për një Japoni të re", ka thënë Abe pas zgjedhjes.
Abe është në krye të PLD-së nga viti 2012, që kur është edhe kryeministër i vendit. Nëse qëndron deri në fund të mandatit, deri në shtator të vitit 2021, 63 vjeçari Abe do të bëhet kreu më jetëgjatë i qeverisë japoneze në histori.