Ekip
17 tetor 2015•Përditësim: 17 tetor 2015
TOKIO (AA) - Kryeministri japonez, Shinzo Abe, të shtunën dërgoi një ofertë e cila përfshin pjesëmarrjen në një ritual në shenjtoren e luftës, që ka të bëjë me përkujtimin e ushtarëve të rënë, këtë të martë. Kjo shkaktoi reagime negative tek fqinjët e Tokios zyrtare, lidhur me qasjen e saj për të kaluarën luftarake, raporton Anadolu Agency (AA).
Kanali televiziv “Kyodo News” raportoi se Abe, sipas të gjitha gjasave do të shmang vizitën në memorial.
Kjo ofertë ka ardhur në prag të samimit tre palësh me Korenë e Jugut dhe Kinën që planifikohet të mbahet në nëntor në Seul.
Shenjtorja “Yasukuni” në Tokio paraqet burim të tensioneve mes Japonisë dhe fqinjëve të saj në veçanti me Kinën dhe Korenë e Jugut, pasi nderon 14 kriminelë të luftës të cilët u gjykuan nga aleatët perëndimorë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Vizita e zyrtarëve japonez në Yasukuni, duke përshirë atë të kryeministrit Abe në dhjetor të vitit 2013, ka ngjallur reagime negative dhe kritika, pasi perceptohet si dështim i Japonisë për të shlyer agresionin imperialist të saj nga e kaluara.
Abe, nga ana e tij mbronte vizitat e mëhershme në Yasukuni, si mënyrë e promovimit të paqes duke siguruar se e kaluara nuk është harruar.