Ahmet Furkan Mercan
15 Dhjetor 2016•Përditësim: 15 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) - Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në kudër të vizitës së tij në Japoni u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe në qytetin Negato, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo gjatë vizitës dyditore të Putinit do të diskutohet për Gadishullin Korean, përforcimin tregtar rajonal si dhe për ishujt e kontestuar Kurile.
Putin për mediat tha se takimet të cilat do të realizohen sot dhe nesër kanë për qëllim përforcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.