Yusuf Özcan
20 Shtator 2018•Përditësim: 21 Shtator 2018
PARIS (AA) - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar hapjen e një muzeu përkujtimor për viktimat e sulmeve terroriste në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një tubim të organizuar në sheshin Invalides në Paris, me rastin e përkujtimit të të gjitha viktimave të sulmeve terroriste në Francë, presidenti i vendit njoftoi hapjen e një muzeu dhe një luftë më efektive kundër terrorizmit.
Macron gjithashtu tha se është marrë vendim, që të shpallet një ditë, e cila do të vendoset nga familjet e viktimave, si Dita kombëtare e viktimave të sulmeve terroriste.
Në sulmet terroriste më 13 nëntor 2015 në Paris, 130 persona humbën jetën ndërsa 350 të tjerë u plagosën. Që nga viti 2015, deri më tani, më shumë se 230 persona janë vrarë në sulme të ndryshme terroriste në Francë. Në serinë e sulmeve të njëpasnjëshme u vranë 7 terroristë ndërsa përgjegjësinë për sulmet e mori organizata terroriste DEASH.
Në Francë, pas sulmit të 13 nëntorit, u shpall gjendje e jashtëzakonshme e cila u hoq më 1 nëntor të vitit të kaluar.