Ekip
17 gusht 2020•Përditësim: 17 gusht 2020
Kreu i agjencisë izraelite të intelegjencës Mossad, Yossi Cohen, ka mbërritur në Emiratet e Bashkuara Arabe për të zhvilluar bisedime për marrëveshjen e normalizimit midis dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, Cohen mbërriti në Abu Dhabi në kuadër të procesit të normalizimit midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit dhe para ceremonisë së nënshkrimit që pritet të mbahet në javët ose muajt e ardhshëm.
Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një marrëveshje midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për të normalizuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Emiratet e Bashkuara Arabe është vendi i parë i Gjirit dhe kombi i tretë arab që ka marrëdhënie të plota diplomatike me Izraelin, pas Egjiptit dhe Jordanisë.
Pavarësisht raporteve se marrëveshja ndaloi planin e diskutueshëm të Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor, Netanyahu konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë së tij për planin e aneksimit.
Grupet palestineze nuk pranuan marrëveshjen, duke theksuar se ajo nuk bën asgjë për t'i shërbyer çështjes palestineze dhe se injoron të drejtat palestineze.